Skip to content

+355 69 522 7114

intravelalbania@gmail.com

FOLLOW US
IN TRAVEL ALBANIA

IN TRAVEL ALBANIA

FOLLOW US

TUR NE VARSHAVE DHE KRAKOV

  1. Home   »  
  2. TUR NE VARSHAVE DHE KRAKOV

TUR NE VARSHAVE DHE KRAKOV

09/08/202315/05/2025 adminUDHETIME NE GRUP

NISJA : 8 QERSHOR 419€
Kujdes Cmimet jane Dinamike dhe ndryshojne ne baze te disponueshmerise momentale !

Detajet e turit

Dita e Parë: Udhëtimi me avion Tiranë – Varshavë. Nisja 0ra 09.30. Mbrritja në 11.35. Transferimi me autobus për në Qytet. Vizitë panoramike e Varshavës: Qyteti i Vjetër, i ndërtuar pas Luftës Dytë Botërore, Barbican, Katedralja e St. John, kisha më e vjetër dhe më e shquar, ku janë bërë festimet e shpalljes së Kushtetutës së Polonisë (Kushtetuta e parë në Europë dhe e dyta në botë), Muzeu Historik i Varshavës dhe Monumente të tjera. Vizita ne Varshavë: Rruga Mbretërore me Rezidenca Aristokratike dhe Statuja, Komplexi Pallat dhe Park i Willanow, që ka shërbyer si Rezidencë verore për Mbretin Jan III Sobieski. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Dytë:
 Mëngjesi në Hotel. Nisja per ne Krakovë. Vizitë ne Czestochowa. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Vizitë e Kompleksit te Pelegrinazhit të Czestochowa: Jasna Gora dhe Black Madona. Vazhdon udhetimi tek Miniera e Kripës. Vizitë në Minierën e Kripës në Wieliczka. Sistemi dhe fjetje në hotel.


Dita e Tretë:
 Mëngjesi në Hotel. Vazhdim i Udhëtimit për në Auschwitz. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Vizitë në Ish Kampin Nazist të Përqëndrimit Auschwitz.Vazhdon udhëtimi për në Krakow. Vizitë e qytetit të Krakovit: Kështjella Wawel, Ish Rezidencë e Mbretërve, Sheshi i Vjetër i Tregut, Kisha e St. Mary. Fjetje në Hotel.


Dita e Katërt:
 Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroportin e Krakovës. Fluturimi me avion Krakovë – Tiranë. Nisja më 13.05 dhe Mbrritja në Tiranë më 14.55.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Varshavë dhe Krakovë – Tiranë.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel per 3 net qëndrimi.
4. Mëngjeset në Hotel sipas programit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

OPSIONALE:

Hyrje ne Minieren e Kripes Wieliczka (35 €/person)

Shenim: Të gjitha rezervimet për Biletat e Hyrjeve bëhen paraprakisht në momentin e rezervimit të turit.

LEXO GUIDEN E PLOTE

Post navigation

Previous: PAKETA INDIVIDUALE
Next: TUR NE GRUP PRAGE

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Proudly powered by WordPress | Theme: goldly by reviewexchanger.